Sht. Nën 23rd, 2024

Arrestohet Andi Fosa, me “Call Center” në Kosovë kishte mashtruar qytetarët gjerman duke përfituar mbi 30 milionë euro

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, Interpol Tirana, FAST Kosova dhe FAST Albania arrestoi 33-vjeçarin Andi Fosa nga Kavaja me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë, ku është i implikuar në veprimtarinë kriminale të mashtrimit me anë të Call Center-ve të disa shtetasve gjerman.

Fosa ishte në kërkim të ndërkombëtar dhe me “Call Center”-in e tij dyshohet të ketë përfituar rreth 30 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Ai ishte në drejtimin e një grupi kriminal që kishin përfituar vlera të mëdha monetare duke mashtruar për 3 vite qytetarët gjerman me lloto online.

Nga një operacion që ishte zhvilluar në Prishtinë në mars të këtij viti në bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe asaj gjerman, në banesën e Fosës ishin sekuestruart mbi 2 milionë euro.

Nga aksioni i muajit mars ishin arrestuar 18 persona pasi kishin bashkëpunuar me Andi Fosën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *