Sht. Dhj 28th, 2024

Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, mashtroi bujqit me subvencione

Një mësimdhënëse është arrestuar sot në Pejë.

Ajo dyshohet se ka kryer vepren penale të mashtrimit.

E njëjta dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione.

Kjo u konfirmua ga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se ajo është ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj tashmë veçse është ngritur aktakuzë.

“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, tha ai.

Klankosova.tv nga burimet mëson se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën “Xhemajl Kada”, në Pejë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *