Pre. Nën 15th, 2024

Arrestohet një shqiptar në aeroportin e Vjenës, dyshohet të jetë diler droge

Pas një hetimi të gjatë, karabinierët e qytetit Fermo në rajonin qendror të Italisë, Marke, arritën të arrestonin një 40-vjeçar shqiptar në aeroportin e Vjenës, i cili ishte dënuar më parë për vepra të ndryshme të lidhura me drogën, raporton albinfo.at.

Shqiptari, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, i shpëtoi arrestimit në dhjetor 2015 dhe që atëherë ka qenë në arrati. Ai u arrestua pasi zbriti në aeroportin Schwechat të Vjenës, thuhet në një njoftim të policisë italiane. Hetimet në Itali zbuluan se shqiptari kishte ndryshuar identitetin e tij, duke marrë letra false dhe kishte gjetur strehim fillimisht në qytetin spanjoll të Granadës dhe më pas në Shqipëri. Kohët e fundit, shqiptari kishte udhëtuar vazhdimisht për në Austri, shkruan nachrichten.at, përcjell albinfo.at.

Prokurori publik i Firences, përgjegjës për hetimin, lëshoi ​​një urdhër arresti evropian. Pasi shqiptari kishte rezervuar një fluturim për në Vjenë, është vënë në alarm policia kufitare austriake. Pas zbritjes në aeroport, shqiptari u arrestua. Karabinierët nuk kanë bërë të ditur saktësisht se kur ka ndodhur arrestimi. I arrestuari pritet të ekstradohet nga Vjena drejt Italisë. Në Itali ai do të vuajë dënimin me tre vjet e dy muaj për shitje droge.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *