Autoritetet serbe kanë arrestuar taksistin me inicialet H.M., i cili po e transportonte drejt kufirit dorasin e policit Nikola Kërsmanoviq.
Sipas mediave serbe, autori është Artan Hajrizi, i cili refuzoi ta hapte çantën për kontroll.
Prokuroria e Lartë Publike në Shabac është duke kryer hetime në vendngjarje.
“H.A. aktualisht ndodhet në arrati dhe policia është në kërkim intensiv. H.M., i cili drejtonte veturën, është ndaluar nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë për veprën penale kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz, ka thënë prokurori, Slavoljub Petkoviq.