Hën. Nën 25th, 2024

Arrihet marrëveshja 260 milionëshe mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Qeverisë së Kosovës

“Gjatë qëndrimit në takimet pranverore në Washington D.C. bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kemi arritur të përmbyllim me sukses diskutimet për një program të ri mbështetës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Programi i ri përfshin vënien në dispozicion fillimisht të shumës prej 80 milionë euro në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati shtoi se në momentin e miratimit nga bordi i FMN-së, Kosova do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky lloj programi me FMN-në.

Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.

“Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme. Pikënisje për këtë arritje ka qenë suksesi në konsolidimin e shpejtë të financave publike dhe vendimmarrja e matur fiskale. Kjo është edhe një dëshmi që reformat tona po vlerësohen edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN”, ka shtuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *