Sht. Nën 23rd, 2024

Asnjë aplikacion për koalicione në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ndonëse 30 gusht është afati i fundit për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit, por deri më sot asnjë aplikacion nuk është dorëzuar në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tregon se në momentin që koalicioni formohet, asnjë parti nuk mund të tërhiqet ose të bashkohet me një koalicion tjetër.

Sipas tij, subjektet politike që planifikojnë të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025 duhet të deklarojnë koalicionet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më 30 gusht.

closevolume_off
“Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike që janë të regjistruara në KQZ dhe që dëshirojnë të garojnë përmes koalicionit duhet të njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht,” ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se pas këtij afati, partitë që nuk kanë bërë deklaratën për koalicion do të jenë të detyruara të garojnë si subjekte të veçanta në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Elezi ka sqaruar se koalicioni duhet të përbëhet nga të paktën dy parti politike dhe, pasi të jetë certifikuar, asnjë parti nuk mund të tërhiqet nga koalicioni.

“Në momentin që koalicioni formohet, asnjë parti nuk mund të tërhiqet ose të bashkohet me një koalicion tjetër.

Gjithashtu, një parti që është pjesë e një koalicioni të certifikuar nuk mund të garojë si parti e veçantë,” ka theksuar Elezi.

Deri më tani Elezi tha se KQZ nuk ka pranuar ndonjë njoftim për koalicione nga partitë politike.

“Data e fundit për deklarim të koalicioneve është 30 gushti, dhe ende nuk ka ardhur asnjë njoftim nga partitë për formimin e koalicioneve,” ka njoftuar Elezi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *