Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazrekut, kundër Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Sipas njoftimit, “deri para kohës kur Mazreku ka bërë ankesën në zyrën e Avokatit të Popullit për të regjistruar veturat e tyre qytetaret është dashur të paguajnë tatimin në pronë”.
Në njoftimin e BKS-së thuhet se derisa pas ankesës së Mazrekut, “kjo praktikë diskriminuese e komunave të Kosovës më nuk aplikohet fare”.
“Avokati i Popullit në bazë të nenit 16, paragrafi 1, të Ligjit numër 05/L-019 për Avokatin e Popullit ka pranuar ankesë nga z.Sami Mazreku, parashtuar kundër Kuvendit të Kosovës lidhur me miratimin e Ligjit për Tatimin në pronën e paluajtshme” thuhet në vendim.
“Më tutje se Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Financave të ndërmarrë nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme , në mënyrë që neni numër 29 të hiqet në tersi”, tha BKS-ja.
“Përndryshe drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku që nga fillimi ka deklaruar se kushtëzimi i qytetareve në pagesën e tatimit në pronë si kusht për të regjistruar automjetin është antikushtetues”.