Mër. Nën 27th, 2024

Avokati tregon se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sipas Ben Emersonit, avokat i Kadri Veselit, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së “mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet”.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë shfaqur sot në konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes.

Mbrojtja e Veselit ka akuzuar Prokurorinë se po e zvarrit procesin dhe që po shkakton pengesa.

“Nuk e kam për detyrë të detyrojë prokurorinë të sillet ashtu siç duhet, por e kam detyrë ta mbrojë klientin tim, të fillojmë me çështjen në kohën e duhur. Nuk shohim gatishmëri nga Prokuroria për t’i dhënë ecuri këtij procesi. Mbrojtja nuk ka më çfarë të bëjë”, ka thënë Emerson në konferencën e sotme.

“Është Prokuroria ajo që po shkakton pengesa sepse nuk e dinë cilët dëshmitarë do të dëshmojnë. Do t’i vendosin në listë për të dhënë dëshmi dhe t’ua japin gjysmën e kohës për t’i bërë rrëfimet e tyre. Kjo nuk është Prokurori profesionale. Ju ftoj të caktoni afat, të paktën 7 ditë para konferencës së ardhshme për listat e dëshmitarëve”, deklaroi ai.

Ai i ka thë gjykatësit të procedurës paraprake që të mos i jap “shumë liri” Prokurorisë, të cilën e ka quajtur dembele dhe joprofesionale.

“Të gjithë e dimë se me një Prokurori të tillë, gjykimi mund të zgjasë të paktën 5 deri në 7 vjet”, ka thënë Emmerson.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *