Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se Qeveria Kurti i ka duart gjithçka, përveç se të pastra.
Kjo vjen pas publikimeve të bisedave mes Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, ku lidhur me këtë rast, LDK-ja ka thirrur për konferencë për media.
Tutje, Azemi shprehet se dëshmitë dhe raportimet e sotme, tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje në aferat korruptive të Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqit.
“Marrin në mbrojtje mafinë energjetike, në krye me Martinin e Nagipin. Në realitet ajo që po shohim, është që korrupsionin nuk e kanë ndërmend ta luftojnë, e duart i kanë gjithçka, veçse të pastra”, tha Azemi.
“Dëshmitë dhe raportimet e sotme, tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje në aferat korruptive të Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqit”.
“Jo shumë kohë më parë, LVV-ja i cilësonte reagimet tona lidhur me këtë çështje si të pavërteta, por sot e pamë se në mesazhet e publikuara qysh atëherë, këta vet e kishin pranuar korrupsionin”, tha ai.