Die. Nën 24th, 2024

Bajrami kërkon që Kurti të ketë “një trohë dinjiteti”, ia përmend dy raste në MKRS

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurit, duke kërkuar nga ai “një troh dinjiteti”, që të deklarohet rreth dy rasteve të fundit në Ministrinë e Kulturës, ku iu dhanë qindra mijëra euro një OJQ-je që e ka themeluar vetë Hajrulla Çeku dhe një OJQ-je tjetër ka lidhje me motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi.

Postimi i Bajramit:

Sot Albin Kurti paska lavdëru Ministrinë e Kulturës!!!

Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së. Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste?

Çka mendon Kurti Kyreminister sot për këto dy raste?

Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *