Enj. Pri 17th, 2025

Bajrami: Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar në rrjetin social në Facebook pasi deklaratës së Konjufcës se fyerjet e indimidimi që iu bë LDK-së, kinse ishe veç pjesë e fushatës.

Sipas Bajramit, qasjen Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.

Postimi i plotë:

Konjufca, i pyetur nga gazetarët për fjalët “hajvanë” dhe “hajvanat”, u justifikua se ishte “gjuhë fushate”.

Tha: “Normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje.”

Por Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhepse këta terma janë të papranushëm kurdo që thuhen.

Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.

Hipokrizi në maksimum

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *