Die. Nën 24th, 2024

Bajrami publikon përgjigjen zyrtare të Prokurimit për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet? Shko në Prokurori, ndoshta të besojnë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, pasi ministri i Financave Hekuran Murati tha se numri i kontratave të negociuara “përfshijnë të gjitha institucionet – qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike”.

Bajrami e kishte pyetur komisionin për numrin total të kontratave të tilla nga niveli qëndror. Përgjigja kishte qenë “2123 kontrata”.

Pasi Murati tha se “e tëra është shpifje e propagandë, në kuadër të luftës ndaj Qeverisë Kurti, me të gjitha mjetet”, Bajrami, ndërsa publikoi përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për këtë çështje, ia shtroi ministrit disa pyetje.

“Hekuran, Ku janë shpifjet? Ku është propaganda? Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepën në ”baza meritore”. Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër”, shkroi deputetja.

Para pak ditësh u raportua se afro 2 mijë kontrata me procedurë të negociuar po hetohen nga Prokuroria.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *