Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se qeveria Kurti po i mbron të të korruptuarit e po i përndjek gazetarët.
Bajrami ka thënë se përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në prokurori, shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend.
“Kjo çështje nuk është thjesht përndjekje e tre gazëtarëve – e tre individëve, kjo është tentativë hesht çdo zë kritik dhe me çu vendin drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë. Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike. Meqë 9 shkurti nuk është larg duhet ta dimë të gjithë se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje mes autoritarizmit ku po rrshet vendi dhe demokracisë”, ka shkruar bajrami në Facebook. .
Postimi i plotë i Bajramit:
Qeveria Kurti në mbrojtje të të korruptuarëve po përndjekë gazetarë
Përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend.Ne jemi dëshmitarë që qytetarët e këtij vendi nuk kanë kursy asgjë për fjalën e lirë, për të thënë atë që kanë besu që është e drejtë, për të thënë të vërtetën. Qysh ka mundësi që 25 vjet pas lufte, 16 vjet pas pavarësisë institucionet vitale si AKI-ja me u vu në përndjekje të gazetarëve shqiptar?
✔︎ vetëm se ata po shpërfaqin koordinimin e pushtetit me Radoiçiqin,
✔︎ se po shpërfaqin udhëheqjen e dikasterëve me vitale të qeverisë nga zyra parapolitike e LVV-së,✔︎ se po shpërfaqin me fakte keqpërdorimet në shlyërjen joligjore të borxheve të ambalazhuesëve të ujit,
✔︎ se po arrijnë të shpërfaqin nepotizimin dhe shumë keqpërdorime të tjera në institucione.Dhe shihni se çka ndodhë sot, në vend se Kurti, i cili kishte marrë 51% të votave në zgjedhjet e vitit 2021 me premtimin se ”do ta bëj Dubravën 12 kat” për të futë aty krejt të korruptuarit, ai sot është vënë në mbrojtje të tyre , sepse janë pikërisht njerëzit e tij të mveshur me pushtet të cilët në baza ditore po korruptohen.
Tani për dallim me Albinin e opozitës, Albini kryeministër po mendon se në Dubravë duhet me përfundu jo të korruptuarit, por ata që e shpërfaqin korrupcionin.Mos të harrojmë se Kurti dhe klika e tij sot përndjekin gazetarë, nesër përndjekin opozitarë e pasnesër secilin qytetar që ka guxin ta thotë një të vërtetë që nuk i shkon përshtati Kurtit. Pra kjo çështje nuk është thjeshtë përndjekje e tre gazëtarëve – e tre individëve, kjo është tentativë heshtë çdo zë kritik dhe me qu vendit drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë. Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike.Meqë 9 shkurti nuk është larg duhet ta dimë të gjithë se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje mes autoritarizmit ku po rrshet vendi dhe demokracisë