Pre. Shk 21st, 2025

Ballkani e largon portierin Enea Koliçi

Enea Koliçi nuk do të jetë tash e tutje pjesë e Ballkanit.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me gardianin shqiptar, shkruan IndeksOnline.

”Me marrëeshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.

Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll.

Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë.”, thuhet në njoftimin e klubit

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *