Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji.
26-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kampionin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Adetunji sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës sllovene, NK Celje.
Ai më së shumti njihet nga koha kur luante për skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkupi, ku pati dy sezone fantastike.
Sulmuesi nigerian sa ishte pjesë e Shkupit, kishte shënuar 36 gola në 64 ndeshje.
Madje ai kishte luajtur kundër Ballkanit në kualifikueset për Conference League, në vitin 2022.