Sht. Jan 11th, 2025

Barduani tregon detaje mbi refuzimin e kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin kryesor të Ibër-Lepenci, e refuzoi për shkak se nuk iu duk e nevojshme asistenca shtesë e saj.

Ai shtoi se pas veprimeve të ndërmarra nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës, mbështetja nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ishte e nevojshme.

“Në përputhje me zotimin e vitit 2013, të nënshkruar midis institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, institucionet në Kosovë duhet të kërkojnë aprovimin e komandantit të KFOR-it për çdo dislokim të mundshëm të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit.

Në rastin e veçantë të sulmit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, pas vlerësimit tonë të sigurisë, dhe duke marr parasysh veprimet e ndërmarra nga KFOR-i dhe posaçërisht Policia e Kosovës, nuk pash nevojën në atë kohë për asistencë shtesë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse unë e refuzova kërkesën”, tha komandanti i KFOR-it.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *