Mar. Sht 24th, 2024

Bashkimi Evropian kërkon llogaridhënie për sulmin terrorist në Basnjkë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.

Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm dhe është e përkushtuar për drejtësi.

“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.

“Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdushme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *