Enj. Sht 19th, 2024

Batatina ‘godet’ analistët: Futbolli i Kosovës nuk e meriton të ulet dhe të mos vlerësohet nga ata që nuk kanë dhënë asgjë për të

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i ka dal në përkrahje publike Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK-ja dje ka kërkuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të ndalohen shpifjet e disa nga të ftuarit në emisionet sportive, duke akuzuar mediat se përmes këtyre emisioneve po kërkojnë të marrin kontrollin e Federatës, shkruan IndeksOnline.

Batatina ka thënë se futbolli kosovar nuk e meriton të ulet dhe të mosvlerësohet nga njerëz të cilët nuk kanë dhënë asgjë për të dhe se ai me antarët e klubeve vendosin se kush duhet të jetë në krye të futbollit të Kosovës

‘’Edhe unë kam gabuar ndonjëherë, sepse jemi njerëz dhe ndonjëherë gabojmë. Por nuk duhet të flasim sikur nuk jemi pjesë e këtij futbolli. Futbolli i Kosovës nuk e meriton të ulet dhe të mos vlerësohet nga ata që nuk kanë dhënë asgjë për të. Ne, njerëzit e klubeve, nuk duhet t’i nënshtrohemi askujt, sepse ne jemi ata që mbajmë gjallë klubet tona me mjete tona, dhe ne do të vendosim kush duhet të jetë në krye të futbollit të Kosovës, gjithmonë duke prezantuar një program për të ardhmen.’’, tha trajneri llapjan ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *