Die. Nën 24th, 2024

Batatina: I kemi dhënë 5 gola ndaj Ballkanit, do tentojmë prapë në “Zahir Pajaziti”

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit që vendos pothuajse gjithçka sa i përket titullit kampion në Superligën e Kosovës.

Tahir Batatina gjatë një interviste për Indeksonline thotë se skuadra e tij është e përgatitur për këtë takim dhe synon që t’ia shënojë pesë gola ekipit të Ilir Dajës, shkruan Indeksonline

“Jemi dy skuadra që po luftojmë për kreun e tabelës, do jetë një ndeshje e mirë. Do jetë një derbi i Superligës. Do e bëjmë maksimumin, skuadra është e përgatitur mirë. Jemi të motivuar, kemi marrë pikë maksimale në ndeshjen e fundit.

“Kemi shfaqur lojë të mirë, prandaj mendoj se kjo do jetë vërtetë një derbi. Pra do shohim çfarë do ndodh të shtunën”

“Nuk është befasi. Ne i kemi shënuar pesë gola ndaj Ballkanit në këtë stadium. Do tentojmë ta bëjmë prapë.

“Kemi treguar gjithmonë karakter të fortë. Asgjë s’ka përfunduar sa i përket titullit kampion. Unë futem si trajner për të shënuar sa më shumë gola. Nuk futem asnjëherë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të ngushtë”, u shpreh Tahir Batatina

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *