Hën. Mar 31st, 2025

BBC raporton për 144 të vdekur dhe 732 të plagosur nga tërmeti në Mianmar

Një tërmet ka goditur sot qendrën e Mianmarit, ku i cili la të vdekur rreth 144 persona e 742 të tjerë të plagosur.

BBC ka shkruar se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili paralajmëron se këto shifra do të rriten ende.

Ai ka njoftuar se ka kërkuar edhe ndihmë ndërkombëtare.

“Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kam kërkuar ndihmë ndërkombëtare. Kam miratuar një kërkesë nga Qendra AHA [zyra humanitare e ASEAN], e cila do të dërgojë ndihma nesër dhe India gjithashtu do të dërgojë ndihmë.”

“Unë do të doja të bëja një ftesë të hapur për çdo organizatë dhe komb që dëshiron të vijë dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë brenda vendit tonë”, vazhdoi ai.

Mësohet se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taw, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay.

Ndërsa, sa i përket të lënduarve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taw dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë udhëheqësi ushtarak, Min Aung Hlaing

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *