Bashkimi Demokratik për Integrim i ka bërë thirrje edhe një herë VMRO – DPMNE-së të ndal provokimet etnike dhe të tërheqë menjëherë Ligjin për Arsimin e Mesëm, i cili sipas kësaj partie, përbën një akt të papranueshëm dhe imponon supremaci dhe ekskluzivitet etnik.
“Apelojmë edhe tek VLEN, nëse ju ka mbetur qoftë edhe një atom dinjiteti, që të reflektoni dhe të tërhiqni këtë ligj të turpshëm, i cili ka nxjerrë në pah dështimin tuaj për të kuptuar rëndësinë e një arsimi cilësor e gjithëpërfshirës. Është e vështirë dhe njëkohësisht turpëruese të shohim qëndrimin tuaj në këtë situatë, të cilën vetë e keni krijuar”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI kërkon që të tërhiqet ligji. “Një gjë është e sigurt: nëse nuk e tërhiqni ju, do ta ndalim ne”, thekson BDI.