Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim, siç bëhet e ditur përmes një komunikate të lëshuar për media thuhet se Abdixhiku ka njoftuar Wigemark për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit.
Ja kumtesa e plotë:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, z. Tahiri dhe z. Murtezaj ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wigemark për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritete tjera që ndërlidhjen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdoj të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin.