Die. Nën 24th, 2024

BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë operacionin në Rafah

Bashkimi Europian i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë operacionin ushtarak në Rafah, qytet në jug të Gazës, duke thënë se operacioni po pengon shpërndarjen e ndihmës humanitare, po shkakton më shumë uri, vuajtje njerëzore dhe po detyron më shumë banorë që të zhvendosen.

Deklarata e Shefi të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrel vë në dukje të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por po ashtu thekson se Izraeli duhet të zbatojë ligjet ndërkombëtare dhe të mbrojë civilët.

“Bashkimi Europian i bën thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje për të mos e përkeqësuar gjendjen e rëndë humanitare në Gazë dhe të hapë sërish pikat e kalimit kufitar të Rahahut”, tha zoti Borrel. “Vazhdimi i operacionit ushtarak në Rafah do të çonte në mënyrë të pashmangshme

në një tendosje të madhe marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe Izraelit”, thuhej në njoftim.

Zoti Borrel i bëri thirrje Hamasit që të lironte pa vënë kushte personat që vazhdon të mbajë peng në Gazë.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se forcat e saj kryen sulme ajrore mbi rreth 80 objektiva në gjithë Rripin e Gazës të martën, ndërsa trupa të tjera luftan në pjesën lindore të Rafahut.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të martën se ishte i zhgënjyer nga përshkallëzimi i operacionit ushtarak në dhe përreth Rafahut nga izraelitët, pasi afro 450 mijë palestinezë janë zhvendosur me forcë nga rajoni përgjatë javës së shkuar.

Javën e kaluar, ushtria izraelite intensifikoi bombardimet dhe operacione të tjera në Rafah ndërsa udhëroi popullsinë që të evakuohej në zona të tjera të qytetit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *