Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza është shprehur i shqetësuar për lajmet e fundit në lidhje me siç shkruan ai mos financimin e mbrojtjes ligjore të ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se ungesa e ndihmës në nivelin adekuat nga institucionet përkatëse të Kosovës për themeluesit e luftës çlirimtare është evidente.
“Kosova ka mjete financiare që e përballojnë koston e mbështetjes financiare dhe nuk paraqet asnjë rrezik për stabilitetin makrofiskal për vendin. Për më tepër e ritheksoj se e kemi obligim ligjor dhe moral ta mbrojmë të vërtetën e Lirisë së Kosovës, e t’ju dalim hakësh burrave të lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Hamza.