Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në Vushtrri.
I shoqëruar nga Kryetari i Vushtrrisë, kandidati për kryeministër Hamza, ka thënë se ka punuar më shumë njerëz që ta përgatis një program sa më të prekshëm dhe sa më të duhur për qytetarët e Kosovës.
”Më askush nuk do të zgjedhë midis shëndetit dhe të ardhurave familjare, sepse ne do ta funksionalizojmë Sistemin e Sigurimeve Shëndetësore. Çdo familje do të ketë qasje në sigurim shëndetësor të përballueshëm dhe çdo qytetar do ta marrë kujdesin e duhur kurdo që ai ka nevojë.Sistemin shëndetësor do ta digjitalizojmë tërësisht, duke krijuar platformë të integruar dhe efikase, e cila do t’i lidhë të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor”, ka shkruar Hamza.
Tutje, ai ka premtuar se do ta bëjë edhe Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.
”Me investime më të mëdha do t’i fuqizojmë edhe spitalet rajonale dhe do ta ndërtojmë Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hamza.