Enj. Jan 16th, 2025

Bedri Hamza takohet me themeluesin e PISA-s

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka marrë përkrahje nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Schleicher, i cili është themelues dhe zhvillues i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s.

“Për mua është kënaqësi që këtë mëngjes ta pres mikun tim, Andreas, për vizitë këtu në Prishtinë. Andreas është themelues dhe udhëheqës i PISA-s. Është një prej ekspertëve më të njohur që e kam takuar. Jam shumë mirënjohës dhe shumë falënderues. Për mua, prioritet është arsimi. E di që çdo para e shpenzuar në arsim është investimi më i mirë për shoqërinë. Ne kemi nevojë që ta reformojmë arsimin dhe jam i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne do ta kemi përkrahjen e Andreas, miqve të tij dhe shokëve të tij, që ta përmirësojmë sistemin arsimor në Kosovë. Unë e di që arsimi në Kosovë mundet më mirë”, ka thënë Hamza.

Në anën tjetër, Andreas Schleicher, i cili njëherësh Drejtor i Përgjithshëm në OECD për Arsimin, ka thënë se mezi pret të punojë së bashku dhe ta ndihmojë Kosovën të bëhet një nga sistemet arsimore më të avancuara në botë.

“Ne mezi presim të punojmë së bashku dhe të ndihmojmë Kosovën të bëhet një nga sistemet arsimore më të avancuara në botë. Unë besoj se kjo është e ardhmja juaj si shtet dhe shkollat tuaja sot do të jenë e ardhmja e ekonomisë dhe shoqërisë suaj. Pikërisht për këtë arsye, ky është një investim kaq i rëndësishëm dhe unë e admiroj përkushtimin tuaj për këtë qëllim”, ka thënë Andreas Schleicher, themeluesi i PISA-s.

Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe Hamza ka siguruar se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për agjendën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për të enjten, ditën gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në orën 14:30, Hamza do të vizitojë “Flutura Academy” në Drenas (Rruga Shaban Shala nr. 99), ku do të takohet me përfaqësues të kësaj akademie dhe do të diskutojë mbi mundësitë e zhvillimit të sektorit arsimor në Kosovë.

Pas kësaj, në orën 17:00, Hamza do të zhvillojë një tubim qendror me qytetarët e Skenderajt në Palestrën “Ilaz Kodra”.

Ky tubim elektoral është pjesë e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe synon të shpalosë programin e PDK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *