Planeti Tokë së shpejti do të marrë oqeanin e pestë falë Shoqatës Kombëtare të Gjeografisë.
Për herë të parë në më shumë se njëqind vjet, Shoqata njoftoi se do të njihte Oqeanin Jugor, sipërfaqen e ujit përreth Antarktidës, si oqeanin e pestë të botës, raportojnë agjencitë.
Ka katër oqeane në Tokë – Paqësori i Madh, Atlantiku, Indiani dhe Arktiku dhe tani i Jugut.
Oqeani Jugor është një trup uji që shtrihet nga bregu i Antarktidës deri në 60 gradë gjerësi gjeografike. Ai përmban zonat e ngrohjes më të shpejtë në Tokë, siç është Gadishulli Antarktik.
Akulli i detit në Oqeanin Jugor luan një rol në përcaktimin e qarkullimit të oqeanit dhe modelet e motit, dhe ngrohja e mëtejshme mund të “prishë klimën globale”.
Komuniteti shkencor ndërkombëtar ende nuk ka arritur një marrëveshje për emrin dhe kufijtë e këtij trupi ujor.