Kanë mbetur edhe pak ditë që të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën. Afati do të mbyllet zyrtarisht më 31 gusht.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) me anë të videoje ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.
“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ndryshe, deri tani në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.