Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka shkruar një letër publike kryeministrit Albin Kurti.
Pacolli përmes kësaj letre e njoftoi Kurtin se një president i një shteti ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vetëm po pret miratimin e tij.
“Në WhatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”, shkroi Pacolli në Facebook
Postimi i plotë
Letër kryeministrit Kurti,
I nderuar zoti kryeministër,
Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore).
Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,
Me nderime,