Hën. Nën 25th, 2024

Beogradi s’i jep leje festivalit “Mirëdita – dobar dan”, Shapiq: Prej vitesh falsifikon historinë serbe

Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, tha se përderisa ai është në krye të kryeqytetit serb, qyteti i Beogradit nuk do të japë asnjë lloj pëlqimi për mbajtjen e “Mirdita” dhe se të gjitha hapësirat që do të mund të shfrytëzohen do të jenë ekskluzivisht private, njoftoi “Beoinfo”, transmeton “Danas.

Ai tha se është “shprehimisht” kundër mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” i cili prej vitesh, siç thotë ai, “falsifikon dhe ndryshon drejtpërdrejt historinë përmes promovimit të të ashtuquajturës trashëgimi kulturore të Kosovës, duke përjashtuar faktin që ajo është serbe”, siç thotë ai, “me të cilën organizatorët e këtij festivali vënë në dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”.

“Gjatë gjithë kohës, nën mbulesën e aktiviteteve kulturore, ata vënë në dyshim trashëgiminë kulturore dhe historike të Serbisë dhe popullit tonë. Në të njëjtën kohë, vetëm pak muaj më parë, autoritetet e Prishtinës nuk e lejuan aktorin tonë Nenad Jezdiq të interpretojë monodramën ‘Libri i Milutinit’ në territorin e Kosovës, në territorin e vendit tonë dhe ne duhet të mbyllim sytë për këtë dhe t’i mirëpresim ndoshta këtu me ‘duartrokitje’ e madje edhe t’i ndihmojmë që ata të mbajnë festivalin e tyre në Beograd, duke rrezikuar identitetin dhe trashëgiminë kulturore të popullit serb”, tha Shapiq, sipas njoftimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *