Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa ka marrë përkrahje të madhe nga bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Mbrëmë pata nderin të takoj bashkëluftëtarët veteranë të UÇK-së nga zona e Llapit, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rrugëtimi ynë si shtet duhet të udhëhiqet nga vlerat dhe idealet që ata mbrojtën me gjak dhe sakrifica të panumërta’’, ka shkruar Beqa.
Është detyra jonë t’i ruajmë këto arritje dhe të forcojmë themelet e shtetësisë sonë, lavdi dëshmorëve dhe respekt i përjetshëm për çdo luftëtar të lirisë, ka shtuar Beqa