Mër. Tet 30th, 2024

Berjani: Vendimin e ministres e kemi dërguar në gjykatë, të hetohen çmimet e produkteve

Rregullimi i çmimit të naftës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë (MINT) ka mbledhur me urgjencë dje Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës. Kryetari Fadil Berjani tha për “IndeksOnline”, se në shoqatë situata është tepër e tensionuar dhe kanë marr vendim që vendimin e Ministrisë, ta dërgojnë në gjykatë.

“Dje kemi marrë vendim në shoqatë, që t’i drejtohemi gjykatës dhe gjykata ta thotë fjalën e vetë, ose kërkuan të mbyllen të gjitha pikat e karburantit. Ideja për protesta nuk ishte ide e mirë kështu që vendosëm që të dërgojmë këtë vendim në gjykatë “, deklaroi Berjani.

Sipas vendimit të marrë nga ministrja Rozeta Hajdari, Berjani thotë se marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy 2 centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Berjani po ashtu ka thënë se ministrja është mirë të inicioi hetime për ato kompani që abuzojnë me çmime.

” E kisha lutë ministren që të hetohen kompanitë që abuzojnë me çmime, me këto raste duhet të merret hetuesia, prokuroria, agjencioni kundër konkurrencës dhe jo shumë kompani të ndershme për 2-3 kompanive të ju shohin sherrin dhe kjo nuk është në rregull”, tha Berjani.

Sipas tij, duhet të dalin emrat kush janë ata abuzues që po i rrisin çmimet , të gjitha kompanitë të cilët po abuzojnë me çmime duhet të i hetoj prokuroria . Ai po ashtu po kërkon që të nisin hetime edhe nëpër markete, sepse siç thotë ai të gjitha produktet janë rritë në emër të naftës .

“Çmimi i nafta sot është 1.36 euro, ndërsa benzina 1.37 euro , por tregtarët e marketeve që thirren se si pasoj e shtrenjtimin e naftës i kanë çmimet e larta të produkteve nuk po i zbresin çmimet. Të hetohen edhe çmimet e produkteve ushqimore për shtrenjtim të çmimeve”, tha Berjani.

Ndryshe në vendimin e MINT-it thuhet:

“Ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës në treg, pasi pas monitorimeve të inspektorëve në treg kanë evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet në tregun botëror të naftës”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *