Sht. Nën 23rd, 2024

Besnik Tahiri: Qeveria ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo qeveri ka deshtuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se janë të vendosur që shtyjnë përpara nisma legjislative në interes të qytetarëve.

“Si Grup Parlamentar, kemi zhvilluar një seri diskutimesh me sindikatat.

closevolume_off
E, mbesim të vendosur të shtyjmë përpara në Kuvend, nisma legjislative që kthejnë vëmendjen e institucioneve ndaj qytetarëve, në veçanti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimine ligjit diskriminues të përvojës së punës, ndaljen e tendecës përjashtuese të veteranëve nga përllogaritja e pensionit në nivel të pagës minimale, kërkesat e vazhdueshme për ngritje pagash, e së fundi kërkesa për seancë për trajtimin e Ligiit të Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *