Die. Nën 24th, 2024

Betimi i kryetarëve të rinj në veri\ Në Beograd propagandojnë “konfrontim” në fund të muajit

Nuk dihet ende se kur do ta marrin detyrën dhe kur do ta bëjnë betimin kryetarët e rinj shqiptarë në veri. Beogradi, që i organizoi serbët t’i bojkotonin zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, tani flet për “konfrontim” në fund të këtij muaji.

Katër kryetarët e rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës e pranojnë se do ta kenë të vështirë qasjen në zyrat e tyre të reja, pasi shumica gjenden në objektet e strukturave paralele komunale serbe. Ata ende nuk e dinë se kur do ta bëjnë betimin dhe ta marrin detyrën.

Qasja në objektet komunale, dhënia e betimit solemn dhe ushtrimi efektiv i mandatit të tyre janë përmendur si pengesat e para me të cilat pritet të përballen kryetarët që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit në veri, të cilat i bojkotoi Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë.

Në pritje të kësaj, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka propaganduar tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “po përgatit aksione për t’i marrë fizikisht katër komunat veriore”.

“Fatkeqësisht, shumë njerëz e shfrytëzojnë fatkeqësinë tonë për ta rritur presionin ndaj nesh apo për ta arritur qëllimin e tyre – që Kosova të jetë shtet i pavarur. Kurti vazhdon të përgatisë aksione për t’i marrë fizikisht këto katër komuna në veri të Kosovës dhe nuk është shumë i tronditur nga ngjarja jonë tragjike, sepse ai e sheh atë si një vrull që i jep njëfarë avantazhi, sepse këtu jemi përsëri të përçarë”, tha Vuçeviq në TV Pink.

Kjo, tha Vuçeviq, tregon se “Serbinë e presin ditë shumë të vështira”.

“Kurti ka një plan që më 28 maj t’i marrë fizikisht ato komuna, t’i rrëzojë të gjitha simbolet serbe dhe të hyjë në një konfrontim me shumicën absolute të popullatës”, tha Vuçeviq.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *