Presidenti i ShBA-së, Joe Biden mbajti një konferencë shtypi duke njoftuar “veprime për të vazhduar ta mbajnë Rusinë përgjegjëse” për pushtimin e saj në Ukrainë.
Ai tha se SHBA do të revokojë marrëdhëniet e përhershme normale tregtare me Rusinë.
Biden tha se më vonë sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, “do të shpallin së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar Putinin dhe për të mbajtur edhe më të përgjegjshëm për agresionin e tij kundër Ukrainës”, shkruan BBC.
Biden ka thënë se para së gjithash, çdo komb do të ndërmarrë hapa për t’i mohuar Rusisë statusin e kombit më të favorizuar.