Sht. Nën 23rd, 2024

Bie dukshëm numri i punëkërkuesve, Gërxhaliu ka humb shpresa

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat për punëkërkuesit.

Bazuar në to del se nga 93 mijë punëkërkues sa ishin regjistruar më 2020, ky numër ka rënë në 21 mijë punëkërkues.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gerxhaliu, ka thënë se arsyeja e rënies së numrit të punëkërkuesve është humbja e shpresës, dalja jashtë e të rinjve si edhe paperspektiva ekonomike.

Ai, po ashtu thotë se këto shifra janë më të larta dhe se nuk u beson statistikave.

“Në Kosovë manipolohet me shifra edhe me analiza statistikore, sepse te ne jepen rezultate të gabuara. Por realiteti është krejt diçka tjetër sa i përket punësimit. Janë të evidentuar si qytetarë aktivë për punë më tepër se 1.1 milionë. Qytetarë të punësuar afro 450 mijë në Zyrë të punësimit janë vetëm 50 mijë punëkërkues. E tëra kjo e dëshmon ngulfatjen ekonomike dhe mungesën e perspektives zhvillimore, ngulfatjen dhe tkurrjen e sektorit privat dhe humbjen e shpresës se përmes kërkesave për punë nuk mund të punësohen. Dhe shtoja faktin se shumica e tyre janë duke tentuar të dalin jashtë, vlerësoj se ky është realiteti më i hidhur, që e ka përfshirë Kosovën. “Mungesa e investimeve të huaja, ngulfatja e sektorit privat nuk lë shpresë. Shumëkush e ka humbur shpresën, ndërsa ky trend vetëm se do të rritet. Pakënaqësia për qytetarët do të rritet”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij faktorë kryesorë janë edhe largimi, nga pakënaqësia, ngulfatja e ekonomisë se siç tha ai nuk ka projekte ku të mbështetet sektori privat për të zgjeruar apo për të krijuar vende të reja të fundit.

Sipas ASK-së, më 2020 ishin 93 mijë punëkërkues, më 2021 43, 474, në 2022 41 mijë e 606 punëkërkues dhe më 2023, 21 mijë e 489 punëkërkues.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *