Die. Sht 8th, 2024

Bie sistemi bankar në Kosovë

Kaosi me internet, i cili nga mëngjesi i sotëm globalisht shkaktoi probleme në banka, aeroporte e media, përfshiu edhe Kosovën.

Burime të tëvë1 brenda bankave komerciale bëjnë të ditur se momentalisht nuk ka internet, ndërkaq si shkak i kësaj nuk po funksionojnë ATM-ja e sistemi bankar.

Bëhet thirrje që të mos ketë panikë nga qytetarët, pasi që problemi pritet të zgjidhet brenda orësh.

Fluturimet janë pezulluar në aeroportin e Sidneit, United Airlines ka ndaluar fluturimet dhe platforma e Grupit të Bursës së Londrës ka përjetuar ndërprerje të herëpashershme.

Një situatë kaotike është krijuar në supermarketet në të gjithë Australinë dhe programet e rrjeteve televizive janë ndërprerë për shkak të dështimit të sistemeve kompjuterike, raporton BBC-i.

Të gjitha fluturimet e disa linjave ajrore kryesore amerikane – përfshirë Delta, United dhe American Airlines – u ndaluan sot për shkak të problemeve të komunikimit, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Tokëzimi prek të gjitha fluturimet e linjave ajrore, pavarësisht nga destinacioni i tyre, tha FAA.

Është e paqartë se sa do të zgjasë pezullimi i fluturimeve dhe FAA ka njoftuar se do të dalë me një deklaratë të re për këtë çështje.

Shkaku i ndërprerjes në sektorin e IT-së është i paqartë, por shumë nga ata që janë prekur e kanë lidhur atë me sistemet operative të Microsoft PC.

Kompani të tilla si Jetstar dhe Virgin Airlines kanë raportuar probleme me sistemet e Microsoft.

Ndërprerjet e internetit po ndikojnë në institucionet në të gjithë Australinë, e kjo ka bërë që të mblidhet Mekanizmi Kombëtar i Emergjencave i Qeverisë australiane.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *