Sht. Nën 23rd, 2024

Bislimi: Ka patur plan ruso-serb që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës

Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se dje ka patur plan ruso-serb që të digjej pika kufitare në Jarinje.

Sipas Bislimit, grupet esktremiste serbo-ruse janë tërhequr pas reagimit të forcave të sigurisë në Kosovë dhe forcave amerikane.

“Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.
Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin.
Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.
Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët).
Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.
Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në.
Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë” shkruan Bislimi në reagim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *