Die. Nën 24th, 2024

Bislimi: Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Bislimi ka dalë me një njoftim për takimin e sotëm mes emisari Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Ai përmes një postimi në platformën ‘X’, tha se pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve.

“Sot mbajtëm një takim të tretë. duke synuar arritjen e një agrmt. të mundësojë transferimin e mbështetjes financiare të Serbisë duke respektuar plotësisht rregulloren e BQK-së. Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve. Ne e shohim propozimin e EUSR-së si konstruktiv dhe një bazë të mirë fëd”, ka shkruar Bislimi./Indeksonline/

Today we held a 3rd mtg. aiming at reaching an agrmt. to enable transfers of financial support of Serbia while fully respecting CBK regulation. The Serbian side was still not willing to prioritize the interests of citizens. We see EUSR proposal as constructive & a good basis fwd. pic.twitter.com/3SOhaJBdjb

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) April 4, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *