Sht. Nën 23rd, 2024

Bislimi pret në takim ambasadoren Boven, thekson nevojën për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur sot në takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në komunikatë bëhet e ditur se Bislimi dhe ambasadorja Boven në takimin e tyre të parë folën për mundësitë dhe vullnetin për t’i thelluar edhe marrëdhëniet mes të dyja shteteve, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet rajonale. Boven ndër të tjera u njoftua rreth qeverisjes së deritanishme, rezultatet në fushën e sundimit të ligjit, indikatorët ekonomikë, përparimin demokratik, si dhe për procesin e dialogut, reformat evropiane, dhe hapat e fundit para dorëzimit formal të Planit të Rritjes te Komisioni Evropian.

Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia dhe nevoja për largimin e menjëhershëm të masave të BE-së ndaj Kosovës në mënyrë që vendi ynë të arrijë potencialin maksimal të agjendës evropiane, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Evropian, përveç se Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, për partneritet dypalësh dhe për kontributin e ambasadës së Holandës në fuqizimin e shoqërisë civile në vend, ndërkaq ambasadores Boven i uroi suksese në detyrën e saj të re dhe mirëseardhje në Kosovë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *