Bekim Blakaj, drejtor në FDH, ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Hagës pasi ditë me parë nuk e lejoi ish-presidentin Hashim Thaçi të vizitojë babain e tij në Kosovë, pasi ishte i sëmurë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo ka të bëjë pasi së fundmi ka të ngritur një aktakuzë të re dhe ajo mund të ketë ndikim në këtë.
“Është i papranueshëm vendimi i Gjykatës Speciale të Hagës që të mos e lejojë Z. Hashim Thaçi të vizitojë babain e tij. Rrjedhën disa informata të prokurorisë së gjoja ata kanë informacion se babai i tij nuk është shumë i sëmurë dhe është spital”.
“Tani ne vetëm mundemi të spekulojmë, mendoj që një prej arsyeve është kjo aktakuza e dytë e Thaçit që nuk ka të bëjë me krime lufte, por ka të bëjë me pengimin e drejtësisë, mendoj se gjykata gjen arsye që të moslejohet vizita e Thaçit tek babai i tij”, ka thënë Blakaj.