Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë.
Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Vuçiqi është duke e keqpërdorur Listën serbe për të nxitur tensione në Kosovë.
Sipas tij, presidenti serb është duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për targat.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS”, ka thënë ai.
Vela po ashtu theksoi se Vuçiq, është duke bërë kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës, kjo pasi siç ka shkruar shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Osmani”.