Sht. Nën 23rd, 2024

Borrell thotë qe pret te largohen sanksionet kundër Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të hënën ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur edhe rreth heqjes së sanksioneve për Kosovën.

Borrell tha se pret që ato të largohen.

“Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im”, tha Borrell.

Ai foli edhe rreth takimit që nesër në Bruksel do ta zhvillojnë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell tha se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi Marrëveshjen e Ohrit. Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, veçanërisht në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin tim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës”, deklaroi ai.

Sanksionet për Kosovën ishin vendosur nga Komisioni Evropian vitin e kaluar.

Arsyeja për këtë vendim të KE-së ishte përshkallëzimi i situatës së sigurisë në veri.

Këto masa përfshinin: Suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Po ashtu u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 Instrumentet e Para-Anëtarësimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *