Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka konfirmuar se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel më 27 shkurt.Ai në një intervistë për DW ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia ta pranojë planin evropian.
Ai shtoi se Serbia nuk po harmonizohet në masë të mjaftueshme me politikën e jashtme të BE-së.
“Unë jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë ai.