Sot rreth orës 04:50 të mëngjesit në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se katër persona kanë shkrepur armët ndaj veturës së Policisë në të cilin ishin dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 04:50 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur.
Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim”.