Britania e Madhe ka emëruar diplomaten Karen Pierce si të dërguare speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftim bëhet e ditur se Pierce është një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo është ngarkuar në këtë post për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për një Samit me liderët e Ballkanin Perëndimor i njohur si Procesi i Berlinit, që siç bëhet e ditur do të organizohet në vjeshtën këtij viti nga ana e Britanisë së Madhe.