Pre. Nën 22nd, 2024

Bulliqi ndan mjete financiare për dy vajzat që u theren me thikë në Ferizaj

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar sot dy vajzat që u therën më thikë dy ditë më parë në Ferizaj. Dy motrat janë të komunitetit ashkali dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intensive në QKUK e kam vizituar M.B. nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona të tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë.
Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intedive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva.
Për këtë rast sot do të miratoj një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë!
Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten më kurrë”, shkruan Bulliqi në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *