Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën. Ajeti ka bërë të ditur se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet e fuqishme parlamentare në Bundestagun gjerman.
Për këtë përkrahje, ambasadori Ajeti ka ndarë falënderim për dy anëtarët e SPD-së, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic.
“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.
Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD” shkruan ambasadori Ajeti në njoftim.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ia dorëzoi sot aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës, zëvendëssekretarit të KE-së, Bjorn Berge