Sht. Nën 23rd, 2024

Caktohen tre ekspertë për hetimin e furnizimit me rezerva shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, ka shqyrtuar CV-të e kandidatëve për ekspertë. Nga shtatë kandidatë që kanë aplikuar, vetëm tre prej tyre i kanë plotësuar kushtet, raporton Ekonomia Online.

Tre kandidatët të cilëve i kanë plotësuar kushtet janë: Ilmi Jashari jurist, Hasim Krasniqi nga fusha e prokurimit publik dhe Lulzim Beqiri nga fusha e financave.

Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj bëri të ditur se grupi punues sipas mandatit ka mbajt takimin e pare me prezencë të dy anëtarëve duke shqyrtuar aplikimet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se e vlerëson punën e Grupit Punues.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valetina Bunjaku, u shpreh e bindur se nuk do dal ndonjë problem gjatë këtij miratimi.

“Unë pajtohem me këto propozime, grupi punues meqë kanë propozuar emrat është mirë që bashkërisht me i votu pasi nuk mendoj se do dal ndonjë problem”, deklaroi ajo.

Pa asnjë votë, e dy abstenime këta tre emra u votuan nga komisioni.

Ndërkaq Hartimi i planit të punës u shtye për të hënën kur do jenë të pranishëm ekspertë të fushës, pa pjesëmarrje të mediave.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *