Enj. Nën 14th, 2024

Çështja e veteranëve bllokon projektligjin për pagën minimale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktualisht nuk po merren me Ligjin për pagën minimale për shkak se është ndërlidhur me çështjen e veteranëve.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që javën e ardhshme të mbahen dy seanca.

Më 12 prill do të mbahet seancë e re plenare, ndërsa një ditë më herët do të ketë seancë me pikat e papërfunduara nga ato të kaluarat.

“Ai projektligj u bllokua për shkak të çështjes së ndërlidhjes së këtij projektligji me çështjen e veteranëve. Njëherë nuk jemi duke u marrë me këtë sepse u ndërlidhë me çështjen e veteranëve, do të merremi kur t’i vijë koha”, tha ai.

E lidhur me mungesën e kuorumit e cila po ndikon në mbarëvajtjen e seancave, Konjufca tha se opozita në shumicën e rasteve nuk po i voton projektligjet dhe sipas tij një numër i vogël i deputetëve të mazhorancës po i vendosin punët personale para atyre të Kuvendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *